17.8 C
Skopje
Friday, September 20, 2024

Haradinaj takon Ramën, i kërkon ndihmë për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me kreun e qeverisë Edi Rama në Tiranë.

Kreu i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, u shpreh se takimi me Ramën ishte vllazëror dhe se u diskutua për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria e rajoni.

Ramush Haradinaj theksoi se “i kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”, shkruan Haradinaj në një postim në Facebook.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit