19.8 C
Skopje
Sunday, May 19, 2024

Haradinaj i bën thirrje Kurtit ta parandalojë ikjen e të rinjve: Gjeje një mënyrë dhe vepro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që ta parandalojë ikjen e të rinjve.

Në seancën e Kuvendit të enjten, Haradinaj ka kërkuar nga Kurti që të veprojë dhe të mos lejojë që të rinjtë të ikin nga Kosova pas 1 janarit kur edhe pritet të liberalizohen vizat.

“Nëse buxheti të është bartë nga viti në vit, fute një pako për të rinjtë që të mos e lëshojnë vendin me 1 janar. Pra, gjeje një mënyrë, një formulë dhe vepro”, është shprehur i pari i AAK-së.

Ndërsa, kryeministri Kurti duke iu përgjigjur këtyre deklaratave ka thënë se nuk ka zbrazje, por ka emigrim. Ai ka shtuar se as pas 1 janarit kur edhe qytetarët do të lëvizin pa viza nuk do të ketë zbrazje.

“Unë nuk mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. Ju e dini se ata që do të shkojnë tash pa viza në zonën Shengen duhet të kthehen”, është shprehur kreu i ekzekutivit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit