Në shenjë solidariteti me qytetarët e Gostivarit, të cilët po përballen me mungesë të ujit të pijshëm, Komuna e Haraçinës ka siguruar dhe dërguar ujë të pijshëm për t’i ndihmuar në përballimin e kësaj situate.
Nga Komuna e Haraçinës theksojnë se në momente të vështira, solidariteti dhe mbështetja e ndërsjellë janë vlera që i bashkojnë qytetarët dhe institucionet.
Komuna ka shprehur urimin që situata në Gostivar të normalizohet sa më shpejt dhe qytetarët të rikthehen në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm.
9






