Hapësira të reja për UNT-në, Sali: Nevojiten veprime dhe përgjegjësi institucionale

Advertisement

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” ka krijuar nevojën për sigurimin e hapësirave shtesë për zhvillimin e mësimit.

Në kuadër të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme, zv.kryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, së bashku me rektorin e UNT-së, prof. dr. Bekim Fetaji, kanë vizituar hapësirat e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, të cilat pritet të vihen në shfrytëzim nga universiteti.

Sali tha se kjo zgjidhje do t’u mundësojë studentëve kushte më të përshtatshme për studim dhe zhvillim të pandërprerë të procesit mësimor, deri në realizimin e kampusit të përhershëm të UNT-së.

“Për UNT-në nuk mjaftojnë premtimet. Nevojiten veprime, zgjidhje dhe përgjegjësi institucionale”, deklaroi Sali.

Sigurimi i hapësirave të përkohshme vjen në një periudhë kur universiteti po përballet me rritje të numrit të studentëve dhe mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme për zhvillimin normal të procesit mësimor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit