Hamza Ameti rikthehet në krye të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup

Advertisement

Hamza Ameti është rikthyer në pozitën e drejtorit të Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, disa muaj pasi ishte shkarkuar nga kjo detyrë.

Ameti më herët ka drejtuar këtë institucion, ndërsa pas shkarkimit të tij, në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit ishte emëruar Blerina Halimi.

Me një vendim të Ministrisë, Ameti tashmë rikthehet në drejtimin e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup.

Shkarkimi i tij nga detyra, i bërë gjatë mandatit të ish-ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, kishte shkaktuar reagime dhe diskutime lidhur me ndryshimet në drejtimin e institucionit.

Rikthimi i Ametit përbën një tjetër ndryshim në menaxhimin e Qendrës Ndërkomunale për Punë Sociale në Shkup, e cila ofron shërbime sociale për qytetarët e kryeqytetit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit