Habit Gresa Behluli: Në dasma më kërkojnë edhe këngë të ndarjes

Advertisement

Këngëtarja e njohur, Gresa Behluli, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Ora shtatë”, ku ka folur më shumë jetën e karrierën.

Gjatë intervistës, artistja ka ndarë edhe detaje më pak të njohura nga puna e saj, duke treguar përvojat në evente dhe dasma.

Po ashtu ka treguar edhe kërkesat e pazakonta që ndonjëherë i bëhen nga dasmorët.

“Ka kërkesa të ndryshme edhe mandej kur kam hyrë në dasma, e kam parë që duhet me mësu këngë që edhe nuk më pëlqejnë shumë, por është kërkesë edhe e dasmorëve. Disa më pëlqejnë shumë, disa pak më pak por duhet prapë me i këndu qejfin e tyre”, theksoi ajo.

Tutje shtoi: “Unë zakonisht jam shumë e kujdesshme tek këngët e çiftit. Kur e kam përpara çiftin i zgjedhi, shumë këngë më habisin disa këngëtarëve nuk ua rrok kjo duhet me qenë profesional”.

Gresa tha se ka pasur raste që edhe kanë kërkuar këngë të ndarjes nëdasma.

Sido që të jetë, së bashku me Shkurte Fejzën janë tejet të pranishme nëahengje të ndryshme. 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit