Një 24-vjeçar nga Gostivari është arratisur nga Burgu i Tetovës, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga kjo e fundit nuk bëjnë të ditur se kur është arratisur i njëjti, por njoftojnë për kapjen e tij dhe dërgimin prapa grilave.
“Sot, (23.10.2023) rreth orës 15.30 nga ana e policëve të Gostivarit dhe Tetovës, është arrestuar D.B.(24) nga Gostivari, i cili është kërkuar me fletarrest për arratisje nga Burgu i Tetovës. D.B. duhet të mbajë edhe 7 muaj edhe 7 ditë dhe do të kthehet në Burgun e Tetovës”, thonë nga MPB-ja.