8.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Gordana Siljanovska Davkova: Nuk do të iki nga Ju, por do të jem në pranë jush

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova nga Kopani ka dekalruar se në vendin tonë duhet shumë punë të ndryshohen me qëllim që të përfitojnë qytetarët e jo infividët.

“Ka shumë punë që duhet të ndryshohen, por të ndryshohen që të kemi shtet stabil dhe funksional, që të kemi institucione të fuqishme dhe individë të dobët, përndrshe është e rrezikuar demokracia. Unë, të nderuar të pranishëm, premtoj se nuk do të distancohem nga ju, nuk do të iki nga ju, por do të jem mes jush”, ka deklaruar Siljanovska Davkova.

Ajo ka theksuar se ka plan konkret për të qëndruar më afër qytetarëve.

“Si? Do i kthej zyrtar popullore, mund ti hapim në disa qytete, mund të ketë qendra rajonale që të jemi në komunikim të vazhdueshëm. Pse më nevojitet kjo? Jo për të qenë avokat, por që të drejtohem para Parlamentit shumë herë, duke i shfaqur problemet dhe interesat e juaja, dhe duke kërkuar zgjidhje dhe vendime ligjore që tua zbukurojnë jetën, sepse turpërohem që të tregojë se i përkas popullit më të palumtur në Maqedoni. Jo për shkak të popullit, por për shkak të fatit që na imponuan. Ne meritojmë lumturi”, theksoi Siljanovska Davkova.

Kandidatja e VMRO-DPMNE-së tha se qytetarët nuk mund të jenë të lumtur kur vendi udhëhiqet nga njerëz që vetëm deklarojnë se janë pro europës dhe që janë pragmatik.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit