7.8 C
Skopje
Tuesday, April 30, 2024

Gordana Sijlanovska Davkova: Mua më mbështet Doris Pak, Mickoski flet si i barabartë në skenë me Von der Layen, a të tjerët as në ahengje nuk i pranojnë

Nga tubimi në Manastir, kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, ka folur për akuzat e partive në pushtet, të cilat thonë se nëse ajo bëhet presidente vendi nuk do vazhdojë rrugën e Bashkimit Europian.

“Këto ditë dëgjoj se nëse do të zgjidhesha unë presidente, dhe nëse z.Mickoski bëhet kryeministër, ky shtet do të jetë i izoluar. Fenomen interesant! Po ja unë tu pyes. Ata që pohojnë se ne jemi të izoluar, ndërsa ata janë brenda në Bashkimin Europian, le të tregojnë se kush i mbshtet në këto zgjedhje?”, deklaroi kandidatja për presidente nga VMRO-DPMNE, Siljanovska Davkova

Ajo ka theksuar se personalisht ka mbështetje publike nga figura të larta të partive popullore europiane dhe legjenda të Bashkimit Europian.

“Me siguri dëgjuat se legjenda në Partitë Popullore, Doris Pak, mua publikisht më mbështeti. Nuk e di a e dini, por këtu ishte prezente në shenjë mbështetjeje, madje dje më shoqëronte nëpër tubime njëra nga deputetet më të njohura të parlamentit suedez, Margaret Cedefelt. A është ky izolim? Në Bukuresht, falë VMRO-DPMNE-së kisha mundësi të takohem me shumë personalitete”, ka theksuar Davkova.

Kandidatja për president e VMRO-DPMNE-së ka shtuar se derisa lideri i kësaj partie Hristijan Mickoski flet për demokracisë e Maqedonisë i ulur në skena si i barabartë me figurat kyçe të BE-së, të tjerët nuk mund të hyjnë as në ahengje ku festohet.

“Nuk mund të mos u tregojë se në skenën ku rrinte zonja. Von der Layen dhe të tjerët që janë në krye të institucioneve të Bashkimit Europian, fliste z. Hristijan Mickoski. Epo kush është i izoluar, ai që nuk mund të hyjë as atje, në ahengun ku partitë e tij festojnë, ose ai që në mënyrë të barabartë në skenë flet për ardhmërinë europiane dhe demokracinë europiane të Maqedonisë”, ka deklaruar kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit