Lideri suprem i Iranit, ajatollah Sejed Moxhtaba Hamnei, ka miratuar uljen e dënimeve me vdekje për 139 të burgosur, me rekomandimin e kreut të gjyqësorit, Golam Hosein Mohseni-Exhai.
Zëdhënësi i gjyqësorit, Ali Asgar Xhahangir, njoftoi se vendimi u mor “për arsye humanitare dhe në përputhje me parimet islamike të mëshirës”, raportoi portali “Pres TV”.
Sipas tij, falja nuk përfshin personat e dënuar për akte kundër sigurisë kombëtare, pjesëmarrje në trazira dhe sabotim, si dhe personat e dënuar për kryengritje të armatosur, trafik të organizuar droge, grabitje të armatosur, kontrabandë armësh, rrëmbim, pranim ryshfeti dhe përvetësim.
Xhahangir theksoi se vendimi u mor në një kohë kur shumë vende nuk miratojnë amnisti gjatë luftërave dhe situatave të krizës.
Sipas Kushtetutës iraniane, lideri suprem ka fuqinë të falë ose të ulë dënimet e individëve të dënuar me rekomandimin e kreut të gjyqësorit.





