Gjykimi kundër 13 zyrtarëve policorë lidhur me diskotekës “Puls” fillon nga fillimi

Advertisement

Procesi gjyqësor kundër 13 zyrtarëve policorë të akuzuar për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme, të lidhura me tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, ka nisur nga fillimi për shkak të ndryshimit të përbërjes së Këshillit Gjyqësor.

Siç informoi Gjykata, njëri prej anëtarëve të trupit gjykues ka informuar se për arsye shëndetësore për një muaj e më shumë nuk do të mund të marrë pjesë në seancat gjyqësore, ndërsa i dyti ka njoftuar se për shkak të angazhimeve të tjera nuk do të marrë më pjesë si anëtar i trupit gjykues në proceset gjyqësore.

Gjykimin e drejton gjyqtarja Fanka Jançuleva Mihaillovska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Spasenka Andonova.

Prokuroria, siç informoi prokurorja publike Andonova, mbetet plotësisht në aktakuzë.

Të akuzuarit Dejan Saltirovski, Vanço Georgievski, Marija Manevska, Tome Donev, Dragan Petrushev, Kire Bogatinov, Stojançe Filipov, Blagica Miteva, Kristina Nikolova, Mazllum Ramadanov, Darko Milloshevski, Martin Arsovski dhe Marijan Radevski, sërish para Gjykatës u deklaruan lidhur me kuptimin e aktakuzës dhe deklaruan se mbeten në qëndrimin e mëparshëm për mospranimin e fajësisë.

Gjykata, informoi se po merren të gjitha provat materiale të paraqitura deri më tani dhe dëshmitarët e dëgjuar dhe vazhdohet me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë.

Gjykimi lidhet me zjarrin tragjik që shpërtheu më 16 mars në diskotekën “Puls” në Koçan, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan.

Sipas aktakuzës, zyrtarët policorë të cilët ishin në detyrë, njëkohësisht ishin të angazhuar edhe në diskotekë, por nuk e ndërprenë argëtimin dhe as nuk e parandaluan përdorimin e mjeteve piroteknike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit