12.8 C
Skopje
Thursday, May 16, 2024

(VIDEO) Gjorgjija Sajkoski në Llabunishtë: Për 7 vite asnjë investim, vetëm gurore që ndotin

Bartësi i Listës së VMRO-DPMNE-së në Njesinë e Gjashtë Zgjedhore, Gjorgjija Sajkoski, ka qëndruar në Llabunishtë të Strugës në mbrëmje.

Në një video prononcim ai thotë se është njoftuar nga banorët e Llabunishtit se në këtë rajon nuk është investuar asgjë, përveç guroreve.

“Nga bisedat me qytetarët këtu, mund të konstatohet se në këtë rajon nuk është investuar asgjë, në shtatë vitet e fundit nuk është bërë asnjë investim por ka vetëm rritje të guroreve në këtë pjesë të cilat vetëm e ndotin këtë rajon të bukur. Dëshiroj tu garantoj qytetatëve të gjithë këtij rajoni, edhe të Llabunishtit, Oktisit e të gjithë Strugës se në periudhën që kalon, pas marrjes së pushtetit, VMRO-DPMNE do të fokusohet të ndihmojë në këtë rajon, të sjellim investime plus, ta përmirësojmë infrastrukturën, mjedisin jetësor ta ngremë në nivelin që e meritojnë këto qytetarë këtu”, ka deklaruar Gjorgjija Sajkoski, bartës i listës së VMRO-DPMNE-së në nj. zgjedhore 6.

Sajkoski ka uruar besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit.

“Njëkohësisht dëshiroj që festën e nesërme, Bajramin tua uroj të gjithë qytetarëve të besimit Islam, tu dëshiron shëndet të mirë, fat, begati e paqe në familjet e tyre”, ka thënë Gjorgjija Sajkoski./Ora24.tv

Linku i video deklaratës

https://www.facebook.com/Sajkoski.Gjorgjija/videos/728557046060792/?mibextid=rS40aB7S9Ucbxw6v

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit