Kryetari i Shkupit, Orçe Gjorgjievski, ka reaguar për atmosferën dhe aktivitetet e zhvilluara në kryeqytet, duke e cilësuar Shkupin si qendrën e argëtimit dhe shoqërimit.
„Shkupi nuk ka qenë kurrë më i bukur! Qendra e botës, e argëtimit dhe e shoqërimit“, ka shkruar Gjorgjievski, duke theksuar se qyteti po pulson me gëzim, bashkon njerëzit dhe krijon kujtime që, sipas tij, do të mbahen mend gjatë.
Gjorgjievski ka shprehur mirënjohje të veçantë për kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë për organizimin, të cilin e ka cilësuar si „të mrekullueshëm“.
„Shkup, ky është shkëlqimi yt!“, përfundon Gjorgjievski në mesazhin e tij.






