11.8 C
Skopje
Saturday, May 4, 2024

Gjermani, gjendet drogë nëpër arkat e bananeve në disa supermarkete

Punonjësit e supermarketeve në Gjermani kanë mbetur të shokuar pasi kanë gjetur kokainë të fshehur në shumë produkte. Kokaina u gjet në supermarkete në Berlin dhe Brandenburg.

Aktualisht nuk dihet numri i supermarketeve të Berlinit ku është gjendur droga. Në Brandenburg, megjithatë, policia dyshohet se gjeti drogë në katër supermarkete.

Siç raporton gazeta gjermane, autoritetet vlerësojnë se sasia e kokainës që ata kanë zbuluar varion nga 20 deri në 100 kilogramë për supermarket. Bëhet e ditur se punonjësit e kanë gjetur drogën mëngjesin e sotëm teksa bënin klasifikimin e mallit.

Zëdhënësja e selisë së policisë në Brandenburg, Beate Kardels, konfirmoi se droga u gjet në arkat e bananeve, mes frutave.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit