Kim Mehmeti
Jo vetëm në rrafshim mbarëkombëtar, por edhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona, gjërat qëllimisht janë vënë mbrapshtë, andaj edhe nuk i shohim siç janë, por ashtu siç duken.
Ja për shembull, nëpër shoqëritë shqiptare shpeshherë ndodhë që narkodilerët e hajdutët të ndihmojnë materialisht ndërtimin e përmendoreve, faltoreve, shtëpive bamirëse…, kështu që ata të bëhen shenjë njohëse e krenarisë dhe mirësisë sonë, ndërkaq shqiptarët e ndershëm, por skamnorë, të duken si ‘paçavure’ të popullit?
Apo, ndodh si në Shqipëri, të bëhen ‘reforma’ në drejtësi dhe SPAKU ta fillojë gjuetinë e ‘peshqve’ të mëdhenj, por vetëm që të mos shihen peshkaqenët e ‘Rilindjes’ që e kriminalizuan dhe privatizuan tërë shtetin, që mëmëdheun e bënë vend ku shqiptarët ndjehen si qiraxhi.
Po pra, si çdokund në këtë botë, edhe në atë shqiptare, qëllimisht shumëçka është vënë mbrapsht, vetëm që të mos shihet se, për shembull, ‘Ballkani i Hapur’ dhe ‘Zajednica’ e komunave serbe, janë vetëm perde që e mbulojnë të vërtetën se si perëndimi i kërkon ‘ndjesë’ Serbisë për bombardimet e 1999.
Dhe që të mos shihet se Albin Kurtin nuk e duan të huajt vetëm pse ai e ngriti këtë perde dhe i mundësoi popullit të shihte se çfarë loje luhet rreth Kosovës dhe pse për Vuçiqin, Kryeministri i sotëm i Shqipërisë është më i rëndësishëm se Dodiku i ‘Republika Serbska’!
Pra që të mos shohim se sikur Izraeli të donte t’i shmangte viktimat e pafajshme, nuk do i dëbonte banorët e Gazës drejt Egjiptit, por do i strehonte nëpër vendbanimet e sigurta hebreje ku nuk do ishin të rrezikuar nga bombat izraelite.
Po, në Palestinë, Ukrainë, Irak, Siri, Afganistan, Jemen…, ka aq shumë varreza, rrënoja e lotëderdhje sa ta mbulojnë të vërtetën se vrasja e fëmijëve nuk do merr fund kur atë do e kërkojnë protestuesit e ndershëm të kësaj bote, por kur atë do e duan sheikët arabë dhe pasanikët tjerë të këtij planeti.
Në këtë botë shumëçka është vënë mbrapshtë dhe thuajse tërë planetin e ka mbuluar tymi e mjegulla e dhembjes, andaj edhe nuk shihet se gjininë njerëzore nuk e rrezikojnë ushtarët e armatosur, por ata që mbjellin urrejtje ndëretnike e ndërfetare.
përderisa ai ‘gabimisht’ e vret të ardhmen palestineze – fëmijët e këtij populli!
Pra që të mos shohim se sikur Izraeli të donte t’i shmangte viktimat e pafajshme, nuk do i dëbonte banorët e Gazës drejt Egjiptit, por do i strehonte nëpër vendbanimet e sigurta hebreje ku nuk do ishin të rrezikuar nga bombat izraelite.
Po, në Palestinë, Ukrainë, Irak, Siri, Afganistan, Jemen…, ka aq shumë varreza, rrënoja e lotëderdhje sa ta mbulojnë të vërtetën se vrasja e fëmijëve nuk do merr fund kur atë do e kërkojnë protestuesit e ndershëm të kësaj bote, por kur atë do e duan sheikët arabë dhe pasanikët tjerë të këtij planeti.
Në këtë botë shumëçka është vënë mbrapshtë dhe thuajse tërë planetin e ka mbuluar tymi e mjegulla e dhembjes, andaj edhe nuk shihet se gjininë njerëzore nuk e rrezikojnë ushtarët e armatosur, por ata që mbjellin urrejtje ndëretnike e ndërfetare.
Ku ta dish, mbase ky planet tani më aq është ç’vendosur dhe është katandisur udhës së mbrapshtë, sa është e pamundur të shihet se të armiqësuarit e sotëm të kësaj bote bëjnë ‘punën’ për të cilën paguhen: vrasin njëri tjetrin!