Georgievski premton zgjidhje për mbeturinat

Problemi me mbeturinat në qytetin e Shkupit ende nuk është zgjidhur plotësisht, pasi në disa zona vazhdojnë të ketë mbeturina të pa mbledhura. Kreu i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, pranon se ka ende lëshime në terren, por thotë se së fundmi kanë filluar të operojnë me më shumë kamionë për grumbullimin e mbeturinave, me qëllim përmirësimin e situatës në terren.

“Nuk do thosha se çdo kund janë të mbushura kontejnerët, ka disa lëshime të caktuara. Shumë shpesh e flasë atë se ende jemi duke punuar me mekanizmin e vjetër që e trashëguam. Në momentin që u bërë kryetar komune kishim 16 kamionë në dispozicion, tani numri është rreth 60 kamionë që janë funksional, por e rëndësishme është se ka mbaruar tenderi dhe shumë shpejtë do të arrijnë rreth 40 kamionë për Qytetin e Shkupit”, deklaroi Orce Gjorgjievski, kryetar i qytetit të Shkupit.

Problem shtesë për grumbullimin e mbeturinave mbetet edhe mungesa e kontejnerëve. Sipas kreut të Qyteteti të Shkupit, procedura e prokurimit për sigurimin e kontejnerëve të rinj ndodhet në fazën përfundimtare dhe pritet që kjo të ndihmojë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave në qytet.

“Nga ana tjetër, mungesa e kontinjerëve në mikrolokacione, e dini se ka mikrolokacione ku duhet të ketë 6 kontejnerë ndërsa për momentin ka nga një kontejnerë. Edhe këtu jemi në fazë finale për prokurimin e kontejnerëve rreth 2600 kontejnerë dhe për rreth 15-20 ditë do të porosisim për Qytetin e Shkupit, që d.m.th që po e zgjidhim një problem të madh nga e kaluara”, theksoi Orce Gjorjgievski, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Gjorgievski mori pjesë në inspektimin e punimeve në bulevardin “Boris Trajkovski”. Ai tha se bulevardi do të jetë gati deri në fund të vitit./Alsat.mk.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit