Gati Kodi dhe Ligji për Procedurën Penale, Mickoski: Do të dërgohen në Bruksel për vlerësim

Advertisement
Tekstet e reja për Kodin Penal dhe Ligjin për Procedurën Penale sapo janë finalizuar nga Qeveria dhe do të dërgohen për vlerësim në Komisionin Evropian në Bruksel deri në fund të tetorit 2026.
Edhe pse pritshmëritë dhe afatet fillestare të ndërlidhura me reformat e BE-së synonin miratimin e tyre rreth qershorit të vitit 2026, procesi u shty për shkak të harmonizimeve të fundit midis grupeve të punës dhe ekspertëve. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se të hënën pritet të mbahet një takim i ri i grupit të punës, ku do të harmonizohen vërejtjet e fundit.
Kryeministri përsëriti kritikat ndaj Qeverisë së mëparshme të LSDM-së dhe BDI-së, duke i akuzuar se me ndryshimet e bëra në Kodin Penal kanë mundësuar shmangien e përgjegjësisë penale për funksionarë të caktuar.
“Në pajtueshmëri me rekomandimet dhe standardet e BE-së është bërë Kodi Penal. Më vjen keq që Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në tentim për të siguruar amnisti politike në fund të mandatit të saj me flamurin evropian bëri sulm në sistemin e jurisprudencës dhe e ndryshoi Kodin Penal, duke fshirë nene. Tani, për fat të keq, duart janë të lidhura dhe ata nuk mund të nxirren aq lehtë para drejtësisë, megjithëse të gjithë e dimë se nga njerëz pa pasuri u bënë milionerë. Kjo paraqet edhe një tjetër zhgënjim për qytetarët.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit