Gashi thërret të rinjtë të lexojnë libra

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot në një fjalim ka ftuar të rinjtë e vendit që të lexojnë libra për të pasuruar dijen e tyre.
Ai këtë ftesë ua bëri përfshirë edhe studentëve.

“Ju jeni në një fazë ku formësohet dija, dhe mënyra e të menduarit. Librat që zgjidhni sot, mënyra si i lexoni, i trajtoni dhe i kuptoni librat, pyetjet që ngrini, janë të gjitha pjesë e një procesi që do të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën si do ta kuptoni botën, shoqërinë, shtetin dhe rolin tuaj në të.

Të jeni të bindur se procesi i mësimit nuk përfundon pas diplomimit. Nëse nuk dëshironi të ngelni prapa, vazhdoni të mësoni dhe lexoni,” tha Gashi në një tubim mbajtur në kuvend me rastin e Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtave të Autorit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit