LSDM-ja ka publikuar të dhëna paraprake për rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Brvenicës, duke krahasuar votat e fituara në vitin 2025 me ato të zgjedhjeve të vitit 2026.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Analitike e LSDM-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski, ka marrë 2.944 vota, krahasuar me 3.388 vota në zgjedhjet e vitit të kaluar, që paraqet një rënie prej 13 për qind.
Ndërkohë, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, ka fituar 706 vota, nga 481 sa kishte marrë kandidati i kësaj partie në vitin 2025, duke shënuar rritje prej 46 për qind.
Nga LSDM-ja vlerësojnë se këto rezultate tregojnë rënie të mbështetjes për VMRO-DPMNE-në dhe rritje të mbështetjes për partinë e tyre.
LSDM-ja thekson gjithashtu se rënia e votave për kandidatin e VMRO-DPMNE-së është edhe më e madhe nëse merret parasysh mbështetja që, sipas saj, atij ia kanë dhënë edhe partitë ZNAM dhe E Majta.

Të dhënat janë paraprake dhe janë publikuar nga vetë LSDM-ja.








