15.8 C
Skopje
Tuesday, May 7, 2024

Gashi: Nëse për BDI-në është e rëndësishme të ketë një president shqiptar, le ta mbështesë Taravarin

Arben Taravari është një nga kandidatët më të mirë në garën presidenciale dhe ka mundësi të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve, tha kreu i Alternativës Afrim Gashi në emisionin “Samo Intervju” në Kanal 5.

Gashi theksoi se opozita e përzgjodhi Taravarin për kandidat presidencial për shkak të cilësive që posedon si person, është mjek i njohur dhe i ka shërbyer të gjithë qytetarëve dhe do të ketë përkrahje nga etni të ndryshme.

Sa i përket raportimeve për kandidimin e Ali Ahmetit për president, Gashi tha se nëse BDI-ja vërtetë dëshiron president shqiptar, duhet të mbështesë kandidaturën e Taravarit.

“Nëse është kaq e rëndësishme për BDI-në që kryeministër apo president të jetë një shqiptar, pse nuk i bind votuesit e saj të mbështesin Taravarin, pas të cilit qëndrojnë katër parti dhe shumë qytetarë?”, tha kreu i Alternativës.

Garimi i BDI-së me kandidat presidencial, sipas Gashit, tregon se kjo parti nuk e ka seriozisht që presidenti të jetë shqiptar.

“Tani është momenti që BDI të vendosë nëse është për një shqiptar. Nëse ata kanë kandidatin e tyre, atëherë gjithçka bie në ujë – për ta nuk kishte rëndësi se ishte shqiptar, por se ishte BDI. E rëndësishme është që qytetarët ta shohin dhe BDI të demaskohet. Nëse nuk je BDI, për ta nuk je shqiptar. Është koha që kjo mënyrë e politikës të shkojë në histori”, tha Gashi./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit