14.8 C
Skopje

Gashi mbështet Taravarin: Nuk ka plumba që mund ta vrasin vullnetin e popullit për ndryshim

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, ka reaguar pas ngjarjes me vendosjen e një plumbi në oborrin e shtëpisë së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari. Në një postim në Fejsbuk, Gashi ka shprehur mbështetje për Taravarin dhe familjen e tij dhe ka bërë thirrje për zbardhje sa më të shpejtë të rastit.
“Kërcënimi ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përtej traumës familjare dhe shijes së hidhur personale për të, që sigurisht është për keqardhje dhe empati të shkallës më të lartë, më shumë flet për mentalitetin tribal të atyre që mendojnë se vendimet politike mund t’i orientojnë me dhunë. Ata harrojnë se nuk ka plumba që mund ta vrasin vullnetin e popullit për ndryshim. Por, ne si as shoqëri nuk mund të lejojmë që tash, kur jemi në prag të hapjes së negociatave për aderim në BE, demokracinë tonë ta vrasin vagabondët.
Duke shprehur keqardhje dhe solidarizim me familjen e Dr. Arbenit, shpreh mbështetjen time dhe të Alternativës për të dhe familjen e tij. Natyrisht, presim që organet e rendit dhe drejtësisë ta bëjnë punën e tyre”, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit