Gashi: Kjo ditë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës, u ka dërguar urim qytetarëve, duke theksuar se kjo festë na bashkon rreth vlerave mbi të cilat ndërtohet dhe forcohet shteti ynë dhe na kujton përgjegjësinë e përbashkët për ta forcuar atë me vepra, vizion dhe përkushtim.

“2 Gushti na kujton idealet e lirisë dhe vetëvendosjes të vendosura në dy shtyllat e kësaj historie: Kryengritjes së Ilindenit (1903) dhe Mbledhjes së Parë të KAÇKM-së në Prohor Pçinski (1944). Këto dy ngjarje historike përfaqësojnë vazhdimësinë e aspiratës për një shtet të ndërtuar mbi lirinë, demokracinë dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve”, thekson Gashi në urimin.

Por, siç thekson, pesha e kësaj dite nuk qëndron vetëm në historinë që trashëgon, por edhe në shembullin që japim çdo ditë.

“Ajo na fton të reflektojmë për atë se si i jetojmë idealet mbi të cilat u ndërtua Republika, na mat në mënyrën se si i respektojmë institucionet, si e mbrojmë demokracinë, si e dëgjojmë njëri-tjetrin dhe si e vendosim interesin e përbashkët mbi ndasitë”, shoi Gashi.

Prandaj, le ta shfrytëzojmë këtë ditë për të ripërtërirë angazhimin tonë të përbashkët: institucionet të jenë shembull i integritetit, mediat zë i përgjegjësisë publike, qytetarët pjesëmarrës aktivë në demokraci, e secili prej nesh promovues i besimit, drejtësisë dhe bashkëjetesës.

“Jam i bindur se, duke ruajtur frymën e bashkëjetesës, duke promovuar dialogun, respektin dhe përgjegjësinë institucionale, do të vazhdojmë të ecim përpara drejt një shteti më të zhvilluar, më demokratik dhe më prosperues, të vendosur në rrugën e pakthyeshme të integrimit europian. Kjo është mënyra më e denjë për ta nderuar Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gëzuar 2 Gushtin – Ditën e Republikës!, thesoi Gashi në urimin drejtua qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit