11.8 C
Skopje
Wednesday, May 8, 2024

Gashi: Asnjë pension më i vogël se paga minimale

 

Fushata parlamentare në Maqedoninë e Veriut është duke vazhduar, pas
atyre Presidenciale që kanë përfunduar dy ditë më parë.
Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi ka treguar se koalicioni VLEN,
synim e ka mirëqenien e qytetarëve.
Ai gjatë një takim me disa të moshuar ka treguar se pensionet duhet të
rriten sa më parë, madje Gashi me bindja ka thënë se asnjë pension nuk
duhet të jetë më i vogël se paga minimale.
“Personat që nuk kanë qenë pjesë e sigurimeve shoqërore do të marrin
pensionin minimal, të barabartë me pagën minimale. Të gjithë të tjerët
do të marrin pensione më të larta. Të moshuarit të cilët dëshirojnë të
punojnë edhe përtej moshës së pensionit, do të shikohet mundësia që të
aktivizohen me pagë të rregullt, sipas përvojës profesionale dhe
përgatitjes që ata kanë”.
I pari i “Alternativës” ka thënë se çmimet janë rritur tepër në
Maqedoninë e Veriut, dhe sipas tij tashmë është e vështirë te jetohet me
pensionet që i marrin aktualisht të moshuarit.
“Shporta e konsumimit është rritur më të madhe. Këto çmime tani më janë
të papërballueshme për juve dhe për ata që marrin pensione. Ne synojmë
që çdo pension të rritet dhe më këtë të sigurohet një jetë me e mirë për
juve dhe gjithë të tjerët”, ka thënë Gashi.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit