Fqinji rrahu fqinjën, bashkëshortja e tij në mënyrë agresive sillet ndaj policëve

Advertisement

Dhunë në baza gjinore, por mes fqinjëve ka ndodhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut, transmeton TV21. Në raportin ditor të Policisë, bëhet e ditur se një fqinj mashkull ka rrahur një grua, që ka banuar në afërsi të tij. Bashkëshortja e sulmuesit më pas është sjellë në mënyrë agresive edhe me policët.

“Sot (19.04.2024) në ora 01.30 në rajonin e Kisella Vodës, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor Kisella Vodë kanë arrestuar B.M.(47) dhe S.M.(35), që të dy nga Shkupi. B.M. dyshohet se fizikisht e ka sulmuar fqinjën e tij M.P.B.(35) nga Shkupi, kurse më pas bashkëshortja e tij S.M. në mënyrë agresive është sjellë ndaj nëpunësve policorë të cilët kryenin detyrat zyrtare”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit