Formacionet zyrtare: Sylvinho zbulon skuadrën që do të luajë kundër Serbisë

Shqipëria përballet sonte me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshjen më të rëndësishme për rrugëtimin e kuqezinjve drejt Botërorit 2026.

Ekipi i Sylvinhos vjen pas një fitore 3-0 ndaj Andorrës në mars dhe do të kërkojë të shfrytëzojnë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë pikët e plota.
Atmosfera në kryeqytet është entuziaste dhe çdo gjë është gati për një mbrëmje emocionuese futbolli. Ndeshja pritet me interes të lartë, si për rëndësinë sportive ashtu edhe për emocionet që di të ofrojë një duel i këtij niveli, raporton tch.

Sylvinho ka ndryshuar rreshtimin, duke hedhur në fushë Strakoshën në portë, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj në mbrojtje. Mesfusha është e përbërë me surpriza, me Shehun që nis titullar krah Asllanit, Laçit dhe Hoxhës, ndërsa sulmi përbëhet nga dyshja Manaj-Broja.

 

 Sport

  • Formacionet zyrtare: Sylvinho zbulon skuadrën që do të luajë kundër Serbisë

  • Banderola e Tifozëve Kuq e Zi, para ndeshjes: “Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri”

  • Dafina, hendbollistja nga Kosova që po shkëlqen në Zvicër

  • 6 futbollistët nga Kosova që do të përfaqësojnë Shqipërinë kundër Serbisë

  • FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale

  • The Independent: Shqipëri-Serbi, më shumë se një ndeshje futbolli

  • Mavraj: Çuna, lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

  • Ndërrimi i hotelit nga përfaqësuesja e Serbisë ngjall debat, federata mohon ndryshimin në minutë të fundit

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit