Fondi i Sigurimeve Shëndetësore prezanton sot raportin për konsumin e barnave në periudhën 2023–2025

Advertisement

Shkup, 25 qershor – Drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë (FSSH), Sasho Klekovski, do të prezantojë sot Raportin analitik për konsumin e barnave, i cili përfshin periudhën 2023–2025.

Raporti do të prezantohet në një konferencë për shtyp, ku pritet të publikohen të dhëna dhe analiza mbi përdorimin e barnave gjatë tre viteve të fundit, si dhe trendet e konsumit në sistemin shëndetësor.

Sipas njoftimit të FSSH-së, raporti synon të ofrojë një pasqyrë të detajuar mbi konsumin e barnave, duke shërbyer si bazë për analizimin e shpenzimeve, planifikimin e politikave shëndetësore dhe përmirësimin e menaxhimit të furnizimit me barna. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit