Një burrë vdes pas rënies nga lartësia në Fushë Kosovë, një tjetër gjendet pa shenja jete në Gjakovë

Advertisement

Dy raste të vdekjeve, në të cilat është dashur të intervenojë policia, janë raportuar të kenë ndodhur, të mërkurën në Kosovë.

I pasi, sipas raportit të forcave të rendit, ngjau në Fushë Kosovë, të mërkurën rreth orës 15 e 30 minuta, ku një burrë ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia. Rrethanat e këtij incidenti mbeten ende të panjohura, sipas policisë, e cila ka vazhduar ta hetojë rastin.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Vdekja e dytë ndodhi në Gjakovë, pak pas orës 18, kur u raportua se një burrë është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa me urdhër të prokurorit edhe trupi I kësaj viktime është dërguar në IML për obduksion.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit