Finalja e madhe, Spanjë – Argjentinë: Dihen tashmë 11-shet startuese

Advertisement

Pas një muaji spektakël futbolli dhe 103 ndeshjeve të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë, Kupa e Botës 2026 ka mbërritur në aktin e saj të fundit.

Sonte, në stadiumin “MetLife” në New Jersey, do të luhet finalja e madhe që do të kurorëzojë kampionin e ri të botës, në një përballje mes dy prej kombëtareve më të forta të momentit.

Nga ora 21:00, kampionia në fuqi e botës, Argjentina, do të përballet me kampionen aktuale të Evropës, Spanjën, në një duel që premton spektakël.

Në njërën anë është Lionel Messi, që synon të mbyllë karrierën me një tjetër trofe historik, ndërsa në anën tjetër qëndron Spanja e Luis de la Fuente, e udhëhequr nga brezi i ri i talentëve, me synimin për të fituar titullin e dytë botëror në histori.

Formacionet zyrtare, Spanjë – Argjentinë

Lionel Scaloni dhe Luis de la Fuente kanë përzgjedhur skuadrat për finalen spektakolare të Kupës së Botës që do të zhvillohet sonte në New Jersey. Ju kujtojmë se më parë Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale, ndërsa Gauçot ishin më të mirë se Anglia.

Spanja : Simon, Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro, Rodri, Olmo, Ruiz, Baena, Yamal dhe Oyarzabal.

Argjentinë : E. Martinez, Montiel, Romero, L. Martinez, Tagliafico, De Paul, Enzo, Mac Allister, Nico Gonzalez, Messi, Alvarez.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit