Në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Maqedonisë, provimi i jurisprudencës mund të jepet vetëm në gjuhën maqedonase, deklaroi në konferencën e sotme për media Igor Filkov nga Lëvizja ZNAM. Ai tha se, për momentin nuk ekziston mundësi ligjore për dhënien e provimit në një gjuhë tjetër, duke theksuar se, këtë parti, janë konzistent dhe parimorë në qëndrimin që ai e kishte mbrojtur edhe kur ishte ministër dhe se vazhdon të qëndrojë pas të njëjtit qëndrim.
“Për momentin nuk ekziston mundësi për dhënien e provimit në një gjuhë tjetër, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë. Le të presim që të gjendet një zgjidhje, ta shohim atë dhe më pas të diskutojmë”, tha Filkov.
Siç theksoi ai, çështja nuk është nëse është pro apo kundër dhe se nuk kundërshton që „secili të japë provimin në gjuhën që lejohet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën“. Ai shtoi se për të ashtuquajturën zgjidhje hibride kishte mësuar nga mediat.
“Por ajo që më shqetëson është se kjo zgjidhje hibride, siç mund ta quajmë, ishte refuzuar menjëherë nga ata që protestojnë dhe kundërshtojnë që provimin ta japin në gjuhën që nesër duhet ta përdorin në të gjitha institucionet ku planifikojnë të punojnë si gjyqtarë, avokatë, prokurorë e të ngjashme. Kjo është më shumë se shqetësuese”, theksoi ai.
Kujtojmë se, dy ditë më parë, edhe kryetari i kësaj Lëvizje, Maksim Dimitrievski u shpreh kundër provimit në gjuhën shqipe. Ai madje paralajmëroi se, nëse ekzkeutivi vendos që ky provim të mbahet edhe në shqip, do ta braktisin qeverinë.








