Siljanovska-Davkova i dërgon ngushëllime Polonisë pas sulmit në Krakov

Advertisement

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova shprehu ngushëllime familjeve të të vdekurve dhe të plagosurve, si dhe popullit polak, pas sulmit në Krakov, të cilin në reagimin e saj e dënoi si akt terrorist.

Në postimin në rrjetin social Iks, ajo shprehu pikëllim të thellë për tragjedinë në të cilën humbën jetën njerëz të pafajshëm, ndërsa më shumë pesrona janë plagosur.

“Në këto momente të vështira, populli i Maqedonisë qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë. E ndajmë dhimbjen tuaj dhe shprehim ngushëllimet tona më të thella për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, porositi Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se në emër të qytetarëve të Maqedonisë, ajo i shpreh mbështetje popullit polak dhe dënon dhunën në të cilën u morën jetë njerëzish.

Në sulmin që ndodhi më 7 nëntor në qendër të Krakovit humbën jetën gjashtë persona, ndërsa të paktën 15 të tjerë u plagosën. Prokuroria në në Krakov hapi sot një hetim ndaj 24-vjeçarit Mihal Okshinski për vrasjen e gjashtë personave që ai qëlloi me një armë automatike në sheshin kryesor të qytetit, si dhe për vrasjen e tre personave në një banersë familjare në qytetin Ostrovjec Shvjentokshiski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit