Ish-ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në seancën e sotme të komisionit anketues parlamentar për Klinikën e Onkologjisë tha se menaxhimi dhe kontrolli i barnave është punë e udhëheqësisë së spitalit dhe kryeinfermieres, transmeton Portalb.mk.
Shtetëror ka publikuar një raport revizioni, ku ndër të tjera thuhet se është prokuruar terapi biologjike, por nuk ka pasur para të mjaftueshme, nuk ka pasur edhe protokolle mjekësore, gjegjësisht udhëzime me të cilat do zë vendosen rregulla dhe kritert për përfshirjen e pacientëve në terapi biologjike.
Kujtojmë se prokurori publik shtetëror Lubomir Joveski kumtoi se është e mundur që në ndonjërin nga vendet fqinje të ketë ekspertizë për rastin “Onkologjisë”. Ai konfirmoi se bashkëpunimi me Kosovën dhe Shqipërinë është ende të suaza të këmbimit të informatave, por se çfarë do të tregojë ai bashkëpunim , tani për tani mbetet çështje e hapur.
Ndryshe, më 1 shtator 2023, në bazë të urdhrit gjyqësor, sipas drejtimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, pjesëtarë të MPB-së kanë kryer bastisje në Klinikën e Onkologjisë, si dhe në dy lokacione tjera në banesa private në Shkup. Janë marrë disa kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe tjetër dokumentacion, të cilët do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës. Ky aksion erdhi pas publikimit të informacioneve në media se, se punonjësit e Klinikës së Onkologjisë në mënyrë të paligjshme u shesin barna pacientëve.
Për rastin në Klinikën e Onkologjisë, Kuvendi zgjodhi përbërjen e komisionit hetimor, me propozim të VMRO – DPMNE-së.
Ky rast nxiti reagime të shumta.
Ministria e Shëndetësisë do të bashkëpunojë ngushtë me autoritetet hetimore për zbardhjen e rastit të keqpërdorimit të terapisë për pacientët e Klinikës Onkologjike, kështu ka thënë për këtë rast ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Sipas tij, është e nevojshme të kryhet hetim i plotë dhe i paanshëm.