18.8 C
Skopje
Tuesday, May 28, 2024

Fetahu uron Tërnavën: Mençuria dhe guximi juaj është ajo që sot i duhet vatanit

Kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu ka uruar Naim Tërnavën me rastin e rizgjedhjes së tij për kryetar të Bashkësisë Fetare Islame në Kosovë, përcjell TV21. Fetahu thotë se kombi ynë ka nevojë për guximin dhe mençurinë e Tërnavës.

“I nderuari Kryetar i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava. Me rastin e zgjedhjes suaj Myfti i BIK- ut në emër të BFI e RMV dhe në emrin tim personal ju shprehim urime të përzemërta. Dija dhe përvoja e juaj është më se e nevojshme në këtë kohë dhe situatë. Andaj, zgjedhja e juaj edhe njiherë dëshmon se BIK- u ka kontinuitet në strategjinë dhe veprimtarinë e saj. Urtësia, mençuria dhe guximi i juaj është ajo më e vlefshmja që sot i duhet kombit dhe vatanit. Lusim Allahut Fuqiplotë që t’Ju jep shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të reja në udhëheqjen e muslimanëve dhe institucionit tuaj. Zoti Ju bekoftë!”, shkruhet në urimin e Fetahut.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit