Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave për takimin me Presidentin, ambasadori i ri amerikan nis sot detyrën në Shqipëri

Advertisement

Tiranë, 26 shtator Zhurnal.mk – Eric Wendt ka mbërritur në Pallatin e Brigadave ku do të dorëzojë letrat kredenciale te Presidenti i Republikës, për të nisur zyrtarisht detyrën si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Wendt ka mbërritur ditën e djeshme në Shqipëri, ndërsa me marrjen e detyrës i vjen fundi periudhës thuajse 3-vjeçare ku SHBA nuk kishte një ambasador në Tiranën zyrtare.

Ai u propozua nga Presidenti Donald Trump dhe i konfirmuar nga Senati amerikan më 6 gusht, Eric Wendt vjen në Tiranë me një sfond të konsoliduar ushtarak dhe të sigurisë kombëtare. Ai gëzon një përvojë prej mbi 34 vitesh shërbimi në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, me një karrierë të gjatë drejtuese në Forcat Speciale “Green Berets”. Për më tepër, gjatë karrierës së tij diplomaci-ushtarake, ai ka drejtuar edhe Komandën e Operacioneve Speciale të NATO-s. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit