Një erë e fuqishme ka përfshirë pasditen e sotme qytetin e Shkupit, duke shkaktuar dëme materiale në disa zona. Për shkak të intensitetit të erës, janë raportuar pemë dhe degë të rrëzuara, ndërsa në disa raste janë dëmtuar edhe pjesë të objekteve, çati dhe automjete.
Situata ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, ndërsa në disa lagje është vështirësuar edhe qarkullimi për shkak të pengesave të krijuara në rrugë nga pemët dhe degët e rrëzuara.
Ekipet kompetente kanë dalë në terren për të intervenuar dhe për të larguar pasojat e motit të lig. Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara janë kryesisht materiale.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe, nëse nuk është e nevojshme, të shmangin lëvizjet në zona ku mund të ketë rrezik nga rrëzimi i pemëve apo objekteve të dëmtuara.
Ndërkohë, ekipet në terren po punojnë për normalizimin e situatës dhe pastrimin e hapësirave të prekura nga erërat e fuqishme

M






