Erdogan: Rajoni po paguan një “çmim të rëndë ekonomik” nga sulmet ndaj Iranit

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se rajoni po paguan tashmë një “çmim të rëndë ekonomik” për shkak të sulmeve që kanë në shënjestër Iranin, edhe para përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, raporton Anadolu.

“Para se të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë, rajoni ynë po paguan tani çmimin e rëndë ekonomik të sulmeve ndaj Iranit”, tha Erdogan gjatë një ceremonie inaugurimi në qytetin Edirne në perëndim të Turqisë.

Presidenti turk gjithashtu tha se gjakderdhja vazhdon në Gaza dhe Liban.

“Në Gaza dhe Liban, vrasësit sionistë vazhdojnë të derdhin gjak duke shkelur çdo ligj, rregull dhe parim”, tha Erdogan.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit