Epidemia në Gostivar po qetësohet

Advertisement

Situata epidemiologjike në Gostivar po qetësohet. Gjatë 24 orëve të fundit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 36 pacientë. Autoritetet janë të inkurajuara nga zhvillimet, por mbeten të kujdesshme.

Uji ende nuk është i sigurt për konsum. Edhe analizat e fundit kanë rezultuar negative. Testimet e njëpasnjëshme kanë konfirmuar praninë e baktereve të rrezikshme në ujin e Gostivarit.

Shtabi i krizës paralajmëron se uji nuk duhet të përdoret për pije dhe gatim, por vetëm për përdorim teknik.

Lideri i LSDM-së vlerëson se i gjithë rasti me ujin në Gostivar dëshmon për një improvizim jashtëzakonisht të papërgjegjshëm dhe një reagim të vonuar nga institucionet.

Sipas Filipçes, veçanërisht shqetësues është rekomandimi për përdorimin e “ujit teknik”.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski, para dy ditësh nga foltorja e Kuvendit, deklaroi se gjatë kohës kur Filipçe ishte ministër i Shëndetësisë, rreth 400 analiza kishin treguar se uji në disa sisteme të furnizimit me ujë ishte i ndotur.

Nga VMRO-DPMNE kërkuan që Prokuroria t’i hetojë këto raste.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit