-Në suaza të asaj që jemi dakorduar, kështu u përgjigj kryeministri Hristijan Mickoski në pyetjen nëse do të ketë emërime të reja të zv/ministrave, apo do të plotësohen vetëm pozitat e zv/ministrit të Kulturës dhe zv/ministrit të Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve, përcjell TV21. Mickoski tha se emërimet e zv/ministravedo të bëhen në shtator.
“Asgjë nuk do të plotësohet tani. Tani qeveria ka… dy ditë ka për rikonstruimin e qeverisë debat në Kuvend, më pas ribalanci i buxhetit, dhe nga ajo që jam i informuar, deputetët do të jenë në pushim vjetor në gusht, kështu që nga shtatori…”, tha mes tjerash Mickoski.





