Ora24.tv sapo ka mësuar se Policia Financiare sot ka qëndruar në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.
Ky hap i Policisë Financiare vjen pas lajmeve të shumta të Ora24.tv dhe Almakos.com se drejtori Skënder Asani ka punësuar katër familjar të afërm të tij, por edhe për dyshime për keqpërdorime të tjera të detyrës zyrtare, ku Asani njëkohësisht derisa ushtron postin e drejtorit ka hapur edhe Organizatë joqeveritare, përmes së cilës ka marr fonde nga institucionet e shtetit.
Për dyshimet e punës së drejtorit Skënder Asani ka ngritur lëndë edhe Komisioninpër Anti-Korrupsion.
Së fundi edhe Sekretari i Institutit, Blerim Qaili ka transferuar bashkëshorten e tij, në ITSHKSH, nga Inspektorati i pyjeve./Ora24.tv