Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore të një ish-heroi kombëtar, duke qëndruar në krah të Ali Ahmetit.
Në Haraçinë, Shoqata “Lëvizja” ka mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 3-vjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant Selajdin Aziri – Bokseri, ku i pranishëm ka qenë lideri i Ali Ahmeti. Në krah të tij ka qëndruar edhe kryetari i komunës, kuadër i VLEN-it, Daut Beqiri.
Beqiri nuk ishte sot prezent në aktivitetin e VLEN-it, të organizuar me rastin e 2 muajve qeverisje të koalicionit.
Ora24.tv njoftoi se ky hap i Daut Beqirit vjen pasi liderët e VLEN-it, si Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, nuk iu përgjigjën ftesës së kreut të Haraçinës për të marrë pjesë në aktivitetet me rastin e 25-vjetorit të fillimit të Betejës së Haraçinës, por edhe 30-vjetorit të themelimit të komunës. /Ora24.tv






