22.8 C
Skopje
Sunday, April 28, 2024

“E njohim Hungarinë, por duam të bëjmë befasi të madhe” – Emërllahu flet pasi iu bashkua Kosovës

Lindon Emërllahu është kthyer te ekipi A i Kosovës, pas një paraqitje shumë të mirë me shpresat ndaj Gjermanisë U21 ku morën një barazim pa gola.

Mesfushori ka thënë se barazimi ndaj Gjermanisë ishte i madh, ndërsa shtoi se do të tentojnë të bëjnë befasi të madhe edhe ndaj Hungarisë.

“Është ndjenjë e papërshkrueshme të jem këtu, pasi që Kombëtarja ka plot futbollistë me eksperiencë që luajnë në top klube evropiane”.

“Për mua është një rikthim shumë i mirë pas një lëndimi që kisha. Shpresoj ta japi kontributin tim në ndeshjen e ardhshme kundër Hungarisë”.

“E dimë që Hungaria lojtarë shumë të mirë dhe është një ekip mjaftë i fortë, por edhe ne kemi një ekip me lojtarë mjaftë cilësor dhe besoj që do të jetë një befasi shumë e madhe”, ka thënë Emerllahu.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit