Dyshime për lidhje me krizën financiare, nis hetimi ndaj ish-zyrtarit turk

Advertisement

Ministri turk i Financave, Mehmet Simsek, ka autorizuar prokurorët të nisin hetime ndaj ish-drejtorit të Autoritetit për Mbikëqyrjen Bankare dhe ish-guvernatorit të Bankës Qendrore, Sahap Kavcioglu, për shkak të dyshimeve për lidhje me krizën e fondeve investuese në Turqi, raportojnë sot mediat turke.

Kavcioglu dha dorëheqje nga pozita e drejtuesit të rregullatorit të sektorit bankar në fillim të këtij muaji, pasi akuzat ndaj tij u publikuan në mediat turke.

Kriza e lidhur me fondet investuese, e cila shpërtheu në shtator, çoi në një seri arrestimesh, shkarkimesh dhe dorëheqjesh.

Kavcioglu ka mohuar çdo veprim të paligjshëm dhe ka hedhur poshtë akuzat e publikuara në media, përfshirë pretendimet se kishte lidhje me një nga ish-menaxherët e fondeve të arrestuar, i cili ndodhet në qendër të krizës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit