16.8 C
Skopje
Monday, November 4, 2024

Dy vite nga fillimi i luftës, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme të ndërsjella

Ukraina dhe Rusia njoftuan për sulme të ndërsjella ndërsa shënohet dy vjetori i agresionit të Moskës ndaj Kievit.

Zyrtarët në Ukrainë thanë se Rusia goditi me dronë një bllok banimi në qytetin e Odesës të premten, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve. Sipas autoriteteve të Kievit, në 24 orët e fundit, 6 persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në një sërë rajonesh në Ukrainë. Forcat ajrore ukrainase njoftuan se rrëzuan 23 nga 31 dronë që lëshoi Rusia në 5 rajone.

Ndërkohë, guvernatori i rajonit Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha se dronët goditën një fabrikë çeliku në këtë zonë, duke shkaktuar zjarr, por pa dëme në njerëz.

Mediat e pavarura ruse njoftuan se fabrika metalurgjike Novolipetsk është fabrika më e madhe e çelikut në Rusi. Në videot e shpërndara në mediat sociale në Rusi dukeshin pamjet e djegies së fabrikës ndërsa dëgjohej edhe një shpërthim.

Mediat e pavarur ruse Mediazona tha të premten se rreth 75 mijë rusë kanë vdekur gjatë luftimeve në 2022 dhe 2023.

Të premten, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë, që vunë në shënjestër mbi 500 individë dhe subjekte.

Presidenti Joe Biden vuri në dukje se masat synojnë individët që kanë luajtur rol në burgosjen e udhëheqësit të opozitës ruse Alexei Navalny, gjithashtu edhe sektorin financiar rus.

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov u citua nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Ria të ketë deklaruar se “ sanksionet e reja të paligjshme janë një përpjekje cinike për të ndërhyrë në çështjet e brendshme të Federatës Ruse” duke shtuar “se masat e reja godasin interesat kyçe të Rusisë, por Moska do të vazhdojë t’i mbrojë ato”. /VOA

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit