Durmishi nga Bogovina: Mbështetje direkte për bizneset dhe investimet prodhuese

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar një vizitë në komunën e Bogovina, ku së bashku me kryetarin e komunës, Feti Abazi, kanë takuar përfaqësues të kompanive prodhuese lokale.

Gjatë vizitës, Durmishi theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me bizneset, duke nënvizuar se institucionet duhet të jenë të pranishme në terren për të kuptuar sfidat reale të sektorit privat.

“I dëgjova sfidat dhe pritshmëritë e bizneseve dhe i njoftova për thirrjen e hapur të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës për përkrahjen e kompanive nëpërmjet ndihmës direkte të parashikuar me Ligjin për Mbështetjen e Investimeve”, deklaroi Durmishi.

Ai bëri të ditur se përmes këtij ligji synohet të nxitet zhvillimi ekonomik përmes mbështetjes konkrete për investimet në prodhim dhe punësim.

“Me këtë ligj, mbështesim financiarisht kompanitë që investojnë në rritjen e prodhimit, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e punësimit, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë”, u shpreh ministri.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit