Durmishi në Stamboll, diskuton për investime dhe bashkëpunim ekonomik me Turqinë

Advertisement

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë pjesëmarrjes në MÜSİAD EXPO 2026 në Stamboll, zhvilloi takime me zëvendëspresidentin e Turqisë, Cevdet Yılmaz, si dhe me kryetarin e MÜSİAD-it, Burhan Özdemir.

Në takime u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, veçanërisht në fushën e investimeve dhe lidhjeve mes komuniteteve të biznesit të të dyja vendeve.

Durmishi theksoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve krijojnë bazë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për kompanitë dhe investitorët.

Ai vuri në pah gjithashtu rëndësinë e promovimit të Maqedonisë së Veriut si destinacion për investime dhe partneritete të reja, ndërsa gjatë vizitës zhvilloi edhe takime me përfaqësues të komunitetit të biznesit, me fokus në investime dhe mundësi të reja bashkëpunimi.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit