Durmishi: Edhe kafenë, edhe naftën i paguajmë vetë

Advertisement

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka thënë se i njeh çmimet aktuale të karburanteve në vend, duke theksuar se një litër naftë dhe një litër benzinë kushtojnë rreth 100 denarë.

Duke folur në Alsat, Durmishi tha se çmimet e karburanteve në vend janë më të ulëta krahasuar me disa shtete të rajonit.

Gjatë bisedës, gazetari e pyeti nëse zyrtarët i dinë çmimet e karburanteve, duke aluduar se zakonisht ato mund të paguhen nga paratë publike.

“E paguajmë ne edhe kafen, edhe naftën”, u përgjigj Durmishi.

Ai shtoi se edhe shpenzimet për karburant dhe kafe i mbulojnë vetë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit