Dramë në Çegran! Tentuan t’i shtypnin policët me BMW dhe i kërcënuan me vdekje – tre të arrestuar!

Advertisement

Një aksion policor në fshatin Çegran të Gostivarit është shndërruar në një incident të rëndë, pasi dy persona dyshohet se tentuan t’i shtypnin me veturë policët dhe i kërcënuan me vdekje.

 

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 12 nëntorit, kur policia ndaloi një 26-vjeçar me automjet “Mitsubishi”, tek i cili gjeti një substancë të bardhë pluhur. Gjatë kontrollit të mëvonshëm në banesën e tij u zbulua edhe një sasi tjetër e së njëjtës substancë.

Gjatë aksionit, dy banorë të Çegranit, 24 dhe 35 vjeç, mbërritën me një BMW dhe, sipas MPB-së, tentuan t’i godisnin policët me automjet, duke i kërcënuar me jetë.

Dy të dyshuarit u larguan, por u kapën pak më vonë. Të tre personat u arrestuan, ndërsa pas dokumentimit të rastit priten kallëzime penale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit