21.8 C
Skopje
Saturday, May 18, 2024

DPHM: Në Kodrën e Diellit ka më shumë borë, më ftohtë në Berovë

Në Berovë dhe në Kodrën e Diellit sot në mëngjes ishte më ftohtë, minus katër gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Dojran, pesë gradë.

Siç kumtoi DPHM-ja, deri në orën 7:30 minus tre gradë janë matur në Berovë, Tetovë, Krushevë dhe Mavrovë, minus dy gradë në Shkup-Petrovec, Prilep, Strumicë, Ohër, Demir Kapij, minus një në Shtip, Kriva Pallankë, Kavadar. Zero gradë janë matur në Veles, Pretor, Vinicë, një në Dibër dhe dy gradë në Gjevgjeli.

Më së shumti dëborë në 24 orët e kaluara ka rënë në Kodrën e Diellit gjashtë centimetra, ndërsa në Krushevë tre centimetra.

Sipas DPHM-së, më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Dibër, gjashtë litra për metër katror, ​​tre në Ohër dhe Pretor, dy në Krushevë dhe një litër për metër katror në Manastir dhe Mavrovë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit