16.8 C
Skopje
Monday, November 17, 2025

Ditëlindja e heroit – Ramush Haradinaj e uron vëllain: “Gëzuar Luan”

Ditëlindja e heroit – Ramush Haradinaj e uron vëllain: “Gëzuar Luan”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar ditëlindjen e vëllain të tij Luanit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar “Gëzuar Luan”.

Më 6 maj të vitit 1997, Luan Haradinaj së bashku me të vëllanë, Ramushin, dhe me Fehmi Lladrovcin dhe Xhevë Krasniqin-Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Rafet Ramën, Ramiz Lladrovcin, Emrush Xhemajlin, Ali Ahmetin, Gani Ramën e të tjerë, ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin afër fshatit Vlahne të Hasit, në drejtim të Kuzhinit.

Atë ditë, forcat okupatore kishin zënë pusi, ndërsa Luani, i cili u printe bashkëluftëtarëve, bie i pari në pritë të forcave ushtarake e policore jugosllave. Me këtë rast plagoset rëndë Rafet Rama, ndërsa lehtë plagoset Ramush Haradinaj dhe Fehmi Lladrovci.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit