25.8 C
Skopje
Tuesday, July 23, 2024

“Dita e Gështenjës”, Haradinaj kujton fëmijërinë kur mblidhte gështenja

Të rrethuar nga peizazhi i gjelbër, e nën tingujt e valles së xhulbetës e asaj tradicionale malësore, në Deçan u mbajt festa tradicionale për shënimin e “Ditës së Gështenjës”.

Ky manifestin kulturor është bërë tashmë tradicional, pasi po bëhet viti i pestë që po shënohet një ditë e tillë.

Në një fjalë rasti, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e cilësoi simbol të Deçanit gështenjën, për të cilën tha se dikur ka qenë mjaftë e respektuar.

Ish-kryeministri Haradinaj kujtoi disa momente të fëmijërisë, derisa tha se ka qenë ngjarje e madhe kur gështenjat e para të kenë mbërri në dorë.

Ai vlerësoi punën e kryetarit të Ramosaj, derisa shtoi se Deçani ka shumë mundësi, resurse dhe potencial, për të cilat duhet punuar fortë edhe më tutje.

Se duhet punuar më shumë për të krijuar besim e kushte banorëve të Deçanit që t’u mundësohet një jetë më e mirë, e thotë edhe kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Ramosaj shtoi se sot po shënohet edicioni i pestë i festës së “Ditës së Gështenjës”, ku do të bëhet promovimi i produkteve të ndryshme tradicionale, si mjaltës, bimëve të ndryshme, dhe prodhime të drurit.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës, Petrit Kllokoqi tha se historikisht Deçani është gardian i traditave dhe kulturës tonë.

Ai shtoi se mikpritja dhe dashamirësia që jep Deçani po ia rritin namin Kosovës, dhe gjithashtu sipas tij po e shtojnë turizmin.

Ndërkaq, në kuadër të këtij organizimi u ekspozuan disa piktura nga studentë dhe artistë të ndryshëm.

Banorët e Deçanit të cilën po shitnin gështenja, u shprehën se këtë vit kualiteti dhe prodhimtaria ka qenë më e dobët, për shkak të motit të pa përshtatshëm.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

EVN

Lajmet e fundit