“Agjencia e Barnave apelon që ilaçi ‘ozempik’ është i regjistruar ekskluzivisht për trajtimin e pacientëve të rritur me diabet tip 2, i cili lëshohet vetëm me recetë të mjekut. Përdorimi i barit dobësues është jashtë zonës së indikacionit të aprovuar, i ashtuquajturi përdorim “off-label” për të cilin mjeku që e përshkruan recetën është personalisht përgjegjës dhe duhet ta njoftojë MALMED-in për të njëjtën gjë”, tha Agjencia.
Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore ka marrë edhe një raport nga mbajtësi i autorizimit për nxjerrjen e barit në treg për një ilaç të falsifikuar në territorin e vendit tonë. Agjencia thekson mundësinë e shfaqjes së falsifikimit në treg dhe nevojën për kujdes më të madh gjatë blerjes së ilaçit.
“Inspektorët farmaceutikë, sipas informacioneve të dhëna në raport, kryejnë kontrolle të jashtëzakonshme në farmaci. Duam të theksojmë rëndësinë e blerjes së barnave nga burimet e autorizuara të prokurimit (personat juridikë të autorizuar që kanë miratimin për shitje me pakicë të barnave të lëshuar nga Agjencia për Barna dhe Pajisje Mjekësore), me qëllim të përdorimit të barnave me cilësi të konfirmuar dhe siguria që miratohen me ligj”, thonë nga MALMED.